Kapet breshka gjigante në bregdetin e Darzezës në Fier

Ndryshe

Kapet breshka gjigante në bregdetin e Darzezës në Fier

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 11:01
Breshka

Kapet në ujërat e bregdetit të Darzezës ne Fier një breshkë marine e përmasave të mëdha. Kjo breshkë është e rrallë në ujërat e detit Adriatik dhe Jon.

Breshka ishte e gjate rreth 70 cm dhe peshonte rreth 70-80 kg. Breshka detare është kapur fillimisht nga një i ri në thellësi pak metra larg bregut dhe me pas është nxjerr në bregdetin ranor, duke u ndjekur me kureshtje nga dhjetëra pushues, raporton Ora News.

Për pushuesit, prania e këtij vizitori te rrallë në këto brigje është vërtet një veçanti për vetë faktin se nuk është parë breshke me përmasa kaq të mëdha. Më pas, breshka detare është rikthyer ne ujë dhe është larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat