Vizitë tre ditore te metropolet: Më i shtrenjti New Yorku, ja kush është më i liri

Ndryshe

Vizitë tre ditore te metropolet: Më i shtrenjti New Yorku, ja kush është më i liri

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 korrik 2016 Në ora: 17:02
Ilustrim

Shumë persona që dëshirojnë të vizitojnë metropolet botërore, krahas lidhjeve historike, kulturore kërkojnë edhe njohuritë mbi shpenzimet e përgjithshme.

Travelbook.de ka analizuar detajisht 20 metropolet botërore, që jep rezultatet e shpenzimeve të turistëve mesatarisht për tre ditë, duke u nisur nga hotelet 4, 5 yje, te taksitë, deri te çmimet e restoranteve. Si vendi më i lirë është Hanoi me 449 euro për tre ditë, ndjekur nga Mumbai i Indisë dhe Kapstadt i Afrikës Jugore me 511 dhe 528 euro respektivisht. Në vendet evropiane metropole të lira cilësohen Madridi (663) dhe Berlini (799).

Metropolet më të shtrenjta janë Londra, Tokio dhe New Yorku. Në këtë të fundit për një vizitë tre ditore xhepat tuaja duhet të harxhojnë plot 1652 euro, pasi një hotel me 4 yje kushton deri në 333 euro nata.

Në tabelën që mund të shihni në vijim, fillimisht keni shpenzimet e mëngjesit dhe darkës, më pas çmimin e taksive për 6 km, atrakcionet dhe shtëtitjet, dhomat e hoteleve dhe në fund shpenzimet e përgjithshme./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat