Pësoi aksident, skulptori krijon ‘supernjeriun’ në trupin e tij që të mbijetonte

Ndryshe

Pësoi aksident, skulptori krijon ‘supernjeriun’ në trupin e tij që të mbijetonte

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 21 korrik 2016 Në ora: 16:35
Graham

Trupi i Graham me gjoks të madh, kokë të madhe shtesë dhe mungesë të qafës, është projektuar që t’i mbijetojë aksidentit që pati me makinë.

Graham, i cili u krijua nga skulptori nga Melbourne, Patricia Piccinini, është pjesë e fushatës së Qeverisë Viktoriane për sigurinë rrugore, transmeton Bota Sot.

Ai tërhoqi vëmendjen nga trauma e kirurgut Christian Kenfield dhe inxhinierit të sigurisë rrugore David Logan, që të ndërtojnë një trup të tillë.

Karakteristika e trupit të Grahamit, si koka e madhe, mungesa e qafës dhe gjoksi me disa pjesë shtesë, tregojnë se sa i rrezikshëm mund të jetë një aksident me makinë.

Graham poashtu ka lëkurë të trashë dhe të ashpër.

Kështu lindi Graham, pa qafë për të evituar thyerjen e saj. Më fytyrë të sheshtë për të mbrojtur hundën dhe veshët, me disa thithka për të mbrojtur kafazin e kraharorit si formë airbag-u, një lëkurë të trashë dhe të ashpër që mbron nga fërkimi dhe plagët, këmbë të forta për të qenë i gatshëm për hedhje dhe me gjunjët që mund të të përthyehen në të gjitha drejtimet për të evituar thyerjen ./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat