Jetoi për 40 ditë në veturë

Ndryshe

Jetoi për 40 ditë në veturë

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 12:06
Levi Joseph

Kur Levi Joseph, filloi një punë praktike në Seatle, në vëren e fundit para se të diplomonte, ai nuk u kujdes që të gjente një vend për të banuar.

Kur filloi që të kërkonte për apartament, çmimet ishin shumë të larta mirëpo në fund ia arriti që të gjente një dhomë e cila do të lirohej nga një shok i tij.

Problemi qëndronte që banesa do të lirohej në muajin korrik ndërsa ky kishte nevojë për banesë që nga muaji qershor. Do të thotë qe kishte një periudhe prej 40 ditësh ku Joseph nuk kishte kulm mbi kokë.

I inspiruar nga historia e një shoku të tij, ai vendosi që këtë kohë të jetoj në veturën e tij, Subaru Outback. Ai gjithashtu rezervoi një vend parkim për rreth 600 dollarë.

Jetën e tij profesionale e ka ndarë nga jetesa në veturë, ndërsa rrobat i pastronte në zyrë.

Çdo mëngjes para se të shkonte në punë kontrollonte këpucët për baltë, gjë që e bënte të qeshej.

Përderisa jetoi në veturë ai vendosi tre rregulla me rendësi: Të mos i vidhej vetura, të mos i merrej vetura nga policia dhe të mos i linte çelësat brenda në veturë.

“Fillimisht kaloja shumë kohë brenda në veturë, pastaj fillova që të vizitoja kafe të ndryshme. Megjithatë nuk kam shpenzuar shumë para” ka thëne Joseph.

Ndërsa për aktivitete shtese ai iu bashkua një grupi të kampingut dhe një grupi alpinistesh, e këtij të fundit ia shfrytëzonte Wi-Fi dhe dhomat e zhveshjes për të bërë tush.

“Nuk jam ndier i pastrehë por as rehat, si do të rehatohesha në një apartament. Megjithatë mendoj që kjo eksperiencë më ka shtyrë që të bëhem shumë i gjindshëm dhe të vlerësoj komfortin bazik” ka thënë Levi Joseph.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat