“Solar Impulse” përfundon udhëtimin rreth botës pa karburant

Ndryshe

“Solar Impulse” përfundon udhëtimin rreth botës pa karburant

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:21
“Solar Impulse”

Avioni zviceran Solar Impulse fitoi sfidën për të kryer fluturimin e parë rreth botës pa përdorur as edhe një pikë karburant duke shfrytëzuar energjinë diellore.

Në fakt “Solar Impulse” përfundoi pjesën e fundit të fluturimit të tij rreth botës duke u ulur në orën 04:05 sipas orës lokale në aeroportin e Abu Dhabit, pasi përshkoi më shumë se 43 000 kilometra në rreth një vit e katër muaj dhe 17 ndalesa nëpër katër kontinente, i pilotuar nga dy promotorët e këtij projekti, zviceranët Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg.

“Kjo sipërmarrje e paprecedentë për një avion që furnizohet me energji diellore dhe në gjendje të fluturojë shumë ditë dhe netë pa karburant tregoi se teknologjitë e pastra mund të arrijnë të paarritshmen”, theksohet në një komunikatë të stafit të “Solar Impulse”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat