Demi ‘shkatërron’ bankën në Spanjë

Ndryshe

Demi ‘shkatërron’ bankën në Spanjë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:30
Pamje nga video

Një video mjaft interesante është kapur gjatë një festivali kombëtar në qytetin e Cheste, në rajonin lindor spanjoll të Valencias. Një dem në vend që të ndiqte në rrugë njerëzit, ka vendosur të futet brenda një banke.

Pamja e pazakontë tregojnë demin, i cili arrin të hapë derën e bankës me kokë, ndërsa futet menjëherë brenda.

Me shpejtësi disa persona afrohen pranë derës së bankës të tmerruar nga frika se demi mund të sulmonte punonjësit e bankës. Por pas pak momentet, ai vendos të dalë jashtë. Ndoshta kishte për të “tërhequr edhe ai para”...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat