Ju ka ngordhur qeni? Ja kompania që jua rikthen

Ndryshe

Ju ka ngordhur qeni? Ja kompania që jua rikthen

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 08:46
Kompania “Sooam Biotech Research Foundation”

Kompania “Sooam Biotech Research Foundation” premton se do t’ju kthejë qenin e ngordhur për 100 mijë dollarë. Kompania ndodhet në Korenë e Jugut dhe është e specializuar në klonimin e kafshëve për studim sëmundjesh.

Gjithashtu vëmendje të madhe i kanë kushtuar edhe klonimit të qenve, për të cilën kanë marrë 800 porosi deri më sot. Autoritetet përkatëse të kësaj kompanie kanë bërë të ditur se procesi nis duke futur qenin e ngordhur në frigorifer. Pas pesë ditësh i mbajtur aty, i kopjojnë ADN-në e qelizave.

Më pas qelizat vendosen në vezë të dhuruara që u është hequr ADN-ja origjinale. Ata shtojnë se embrioni vendoset në një qen femër që do ta mbartë gjatë shtatzënisë, por dikush duhet ta dojë shumë qenin, pasi i gjithë procesi kushton shumë.

Ndërkohë “Sooam Biotech Research Foundation” ka deklaruar se kompania është duke bashkëpunuar për rikthimin në jetë të mamuthëve siberianë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat