Nusja shkon në ceremoni martesore me një makinë shumë të pazakontë

Ndryshe

Nusja shkon në ceremoni martesore me një makinë shumë të pazakontë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 07:34
Nusja

Derisa shumë gra ëndërrojnë të shkojnë te burri tyre i ardhshëm me karrocë me kuaj apo me limuzinë, një nuse nga Anglia ka zgjedhur të udhëtojë me kamionin e mbeturinave.

Hilli Fletcher, ka dashur ta befasojë Paul, duke arritur me makinën që ka 26 tonelata, për ditën e tyre të madhe.

I fejuari saj 50-vjeçar, ka filluar të qajë, kur e ka parë nusen një vit më të re, që vinte me kamionin e tij të punës.

Nusja së bashku me miqtë e saj, e kishin bindur kryetarin e kompanisë që menaxhon me mbeturinat në Birmingham, që t’ju huazojë kamionin.

Pos që iu ka dhënë makinën në shfrytëzim, atyre iu është ofruar edhe shoferi me këmishë dhe kravatë.

Siç shihet në video, nga rimorkio janë larguar mbeturinat, ndërsa kamioni është pastruar dhe dekoruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat