Spektakël i frikshëm, banorët e ishujve Faroe vazhdojnë vrasjen e turpshme të balenave

Ndryshe

Spektakël i frikshëm, banorët e ishujve Faroe vazhdojnë vrasjen e turpshme të balenave

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 28 korrik 2016 Në ora: 11:03
Foto nga vendi ngjarjes

Dhjetëra balena nuk kanë mundur t`i shpëtojnë thikave të gjuetarëve, ndërsa deti është skuqur nga gjaku i tyre i kuq i ndezur. Gjuetarët janë detyruar të lahen në gjak, ndërsa ankthi i tyre ishte i dukshëm.

Balenat kanë vdekur ose të paktën janë duke vdekur nga grepat dhe litarët e gjuetarëve që quan trupat e tyre në breg. Turma të mëdha njerëzish, shumë prej tyre fëmijë, janë mbledhur për të parë spektaklin e të eturve për gjak.

Tragjikisht, balena, viktimë e kësaj sjelljeje brutale të njeriut, janë këtu për shkak të besnkiërisë së tyre të palëkundur. Kështu është përkushtimi i tyre për familjen e gjerë, pasi nëse një anëtar i familjes mbetet i bllokuar në tokë, pjesa tjetër e kafshëve vinë për ta shpëtuar dhe rrezikojnë jetën e tyre.

Vendosmëria e tyre, i drejton balenat tek heshtat që i presin në breg. Ato rrinë së bashkë dhe vdesin së bashku. Këtë javë, Ishujt Faroe në Atlantikut të Veriut, u pa spektakli i fundit i përgjakjes së balenave, raporton Mailonline, përcjell “Bota sot”. Atje, në Hvannasund Beach, të Faroese ishin duke pritur me armët e tyre. Nga 200 balena në pod, 120 u vranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat