Bëri transplant duart, tani dëshiron t’i heqë ato

Ndryshe

Bëri transplant duart, tani dëshiron t’i heqë ato

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 00:00
Jeff Kepner

Jeff Kepner humbi të dyja duart e tij pasi një infeksion bakterial u shpërnda nëpër trupin e tij më 1999.

Kështu, 7 vite më parë, ai u bë njeriu i parë në botë që i bëri të dyja duart transplant. Kjo i mundësoi atij, tha ai, që ta mbante përsëri gruan e tij.

Por, ai tani dëshiron që t’i heqë këto duar.

“Prej ditës së parë kurrë nuk kam qenë në gjendje që t’i përdori duart e mia”, tha ai për Time. “Nuk mund të bëj absolutisht asgjë. Rri ulur gjithë ditën në karrige dhe shikoj TV-në”, shtoi ai.

Historia e tij ilustron rreziqet nga ky lloj operacioni dhe se si mund të bëhesh viktimë e një eksperimenti mjekësor.

Duart dhe këmbët e tij u desh që të amputoheshin për të ndalur përhapjen e infeksionit bakterial. Duart e rreme i mundësuan atij që të voziste dhe të mbante një punë, tha ai.

Më pas, atij iu ofrua një operacion për t’i ngjitur duart nga një dhurues. Ai tha se e dinte që operacioni nëntë-orësh në Universitetin Mjekësor të Pittsburgut mbante rrezikun e mospranimit, por besonte se kjo procedurë mund të kthehej mbrapsht nëse ndjenjat nuk do të ktheheshin brenda vitit.

Tani ai thotë se nuk mund të përballet me më shumë operacione për të marrë duar më të mira. “Nuk dua të hyj nëpër gjithë këto operacione përsëri”, tha ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat