Spitali i mohoi transportin, burri mban në krahë kufomën e gruas për 12 km

Ndryshe

Spitali i mohoi transportin, burri mban në krahë kufomën e gruas për 12 km

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 13:12
Spitali i mohoi transportin, burri mban në krahë kufomën e gruas

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Indi, në shtetin e Orissa ku një burrë transportoi në krahë për plot 12 kilometra kufomën e gruas së tij.

Gjithçka pasi spitali ku gruaja ishte shtruar nga tuberkulozi i mohoi transportin për ta çuar në fshatin ku do bëhej funerali. Ngjarja raportohet nga tv India Today, ku thuhet se pas vdekjes së gruas Dana Majhi, burri Amangadei kërkoi një mjet për të transportuar kufomën.

Duke qenë se autoritetet spitalore ia mohuan transportin, ai e mbështolli kufomën me çarçaf, e hodhi në kurriz dhe eci në këmbë drejt fshatit të  Melghar, i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga lotët e vajzës 10- vjeçare.

Rrugëtimi i tij i ndodhur këtë të martë u ndoq nga mediat, duke u publikuar si rast. Kjo bëri që burri të bënte 12 nga 60 kilometrat që duhet të përshkruante, kur ambulanca e kapi në mes të rrugës, duke i dhënë fund nismës së trishtë.

“U thashë zyrtarëve të spitalit se jam i varfër dhe se nuk kam para për taksi. Vazhdimisht u kam kërkuar që të më ndihmojnë rreth transportimit të kufomës, por përgjigja e tyre ka qenë se nuk mund të bëjnë asgjë në këtë drejtim”, tha ai.

Pas kësaj nisën dhe kontributet financiare 2000 rupie (28 euro) nga qeveria e Orissa dhe 10 000 (132 euro) nga Kryqi i Kuq lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat