Gruaja shtatzënë bllokohet në makinën që ka marrë flakë, kameramani e shpëton

Ndryshe

Gruaja shtatzënë bllokohet në makinën që ka marrë flakë, kameramani e shpëton

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 18:44
Gruaja shtatzënë bllokohet në makinën që ka marrë flakë

Një kameraman lajmesh në Luiziana është cilësuar si hero, pasi ka ndihmuar një grua shtatzënë që të dalë nga makina e saj, e cila ishte në flakë pas përplasjes.

Shoferja 21-vjeçare, e cila është 7-muajshe shtatzënë, ngeli e bllokuar në automjet të mërkurën, pasi doli nga rruga duke u përplasur me një pemë. Fotografi i WBRZ-së Patrick Perry dhe reporteti i “News 2” Brittany Weiss, ishin pas gruas në rrugën e tyre për punë, kur panë aksidentin.

Kështu Perry menjëherë vrapoi për të ndihmuar gruan. “Dëgjova një zë që thoshte “jam këtu, jam këtu””, është shprehur ai. Menjëherë pas Perry ka nxjerrë 21-vjeçaren nga makina, kjo e fundit ka shpërthyer.

Sipas mediave vendase, fatmirësisht gruaja shtatzënë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat