Vdekja tragjike e 3 vjeçarës pikëlloi të gjithë!

Ndryshe

Vdekja tragjike e 3 vjeçarës pikëlloi të gjithë!

Nga: D. B. Më: 11 shtator 2016 Në ora: 13:29
Vdekja tragjike e 3 vjeçarës

Vajza tri vjeçare e cila vdiq në një aksident fanatik në shtëpinë e saj, u vra kur një hekur i zjarrtë ra mbi të. Jessica Azadi vdiq në spital, pas aksidentit të ndodhur në shtëpinë e saj në Thornaby. Pas vdekjes së saj tragjike,  janë postuar shumë fjalë pikëlluese nga nëna e saj zemërthyer, anëtarë tjerë të familjes, dhe njerëzve tjerë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre, për ti ndihmuar familjes së saj në këto çaste të vështira.

Pas këtij rasti policia ishte me kohë në vendin e ngjarjes me c’ rast konstatohet se vdekja nuk mund të jetë e dyshimtë.

Sipas “The Sun”, një fqinj ka raportuar se Jessica u nxorrë jashtë me hekur në kokë.

Gruaja, e cila ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se: Tri vjeçarja ka tërhequr hekurin e nxehtë zvarrë duke i rënë vetës në kokën e saj. Familja e saj tanimë është zemërthyer. Natasha Azadi ka postuar një mesazh të përzemërt për vajzën e saj të vogël, Jessica, e cila pas një aksidenti të ndodhur në shtëpi, vdiq në spital në pasditen e së premtes. Vajza u dërgua me kohë në Spitalin Universitar James Cook , Middlesbrough , me ambulancë por vdiq, pas mbërritjes atje, tha një zëdhënës i policisë.

Mjekët kanë konstatuar se " Vdekja e fëmijës nuk është duke u trajtuar si e dyshimtë dhe fotografitë e saj do të jenë të përgatitura për ti dërguar edhe të mjeku ligjor “.

Nëna e saj, Natasha Azadi, ka postuar fjali pikëlluese në faqen e saj facebook, duke i bërë kështu të gjithë të qaj: "Unë nuk e di se si duhet filluar jetën tani, dhe si ti shpjegojë ndjenjat e mia dhe të Benit, pas humbjes së vajzës sonë. Bota jonë ka shkuar në qiell, pas një aksidenti totale fanatik. Vajzë jonë e bukur Jessie ti nuk je më. Mama dhe babi të duan shumë ".

Ajo më vonë postoi edhe një seri të fotografive me vajzën e saj të vogël dhe një mesazh duke thënë se “ E gjithë bota e saj, tanimë kishte përfunduar ".

Një faqe GoFundMe po ashtu është ngritur edhe kërkesa për të ndihmuar familjes së saj, rreth shpenzimeve të varrimit, ku deri më tani janë grumbulluar, £ 500.

Edhe xhaxhai i 3 vjeçarës  së ndjerë, Craig Mount shkroi : " Zoti e bekoftë mbesën time e cila fluturoi lart me engjëjt tjerë. Tani ndajmë dhembjen me të gjithë familjen, miqtë dhe fqinjët në këtë kohë shumë të trishtuar  " ka shkruar axha i saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat