Shqiponja përplaset në aeroplan

Ndryshe

Shqiponja përplaset në aeroplan

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 19:06
Shqiponja përplaset në aeroplan

Rreziku që i kanoset aeroplanëve nga shpendët është dëshmuar me një fotografi dramatike, e cila shfaqë një shqiponjë të përplasur në hundën e një aeroplani pasagjerësh.

Shqiponja u përplas në aeroplan dhe e shpoi atë në aeroportin El Fasher në Sudan.

Aeroplani i llojit Boeing 737, që i përket Tarco Air, ishte duke fluturuar nga kryeqyteti sudanez Khartoum kur ndodhi incidenti.

Pilotët e aeroplanit ishin në gjendje që në mënyrë të sigurt ta ulnin aeroplanin dhe askush nuk u lëndua nga ky incident.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat