Në vend të unazave të martesës, të porsamartuarit shkëmbyen nga një gjarpër

Ndryshe

Në vend të unazave të martesës, të porsamartuarit shkëmbyen nga një gjarpër

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 08:57
Wu Jianfeng dhe Jiang Xue

Wu Jianfeng dhe Jiang Xue nga provinca Jilin e Kinës, kanë vendosur të betohen për një jetë së bashku, me nga një gjarpër në vend të unazave të zakonshme.

Në një ceremoni me familjarë dhe miq, dhëndri i ka vënë nuses një piton që peshon 15 kilogramë, kurse ajo ia ka vënë në qafë një tjetër me 30 kilogramë.

Pasi që të dy dashamirët e kafshëve, e kishin në qafë nga një reptil ngjyrë ari, ata u përqafuan duke u përcjellë më duartrokitje të shumta.

Këtë akt simbolik, ata e kanë bërë si shenj që të mbrohen pitonët sepse janë një specie në zhdukje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat