Një sasi e madhe ari dhe bizhuterish të çmuara është gjetur nën rrënojat e një shtëpie në Pescara del Tronto, zonë e cila u prek nga tërmet i rëndë i 24 gushtit, që goditi Italinë qendrore. Objektet e çmuara janë gjetur nga skuadrat e shpëtimit gjatë operacionit për gjetjen e të mbijetuarve.
Nga familja që posedonte arin ka mbijetuar vetëm një djalë 17-vjeçar, i cili ka humbur prindërit dhe të afërmit. Rasti bëri bujë në mediat italiane disa ditë më parë.
Prokuroria e ka sekuestruar sasinë e arit menjëherë pas gjetjes, më 3 shtator, dhe pasi janë kryer të gjitha hetimet, është vendosur që atë ta trashëgojë djali i familjes.
Por, gjithsesi ai nuk mund ta marrë derisa të mbushë moshën 18-vjeçare.