Imazhi që ngjall trishtim: E vetme me fustanin e nusërisë!

Ndryshe

Imazhi që ngjall trishtim: E vetme me fustanin e nusërisë!

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 20:50
Fotoja

Në një qendër tregtare në Melbourne të Australisë, është fotografuar një grua e panjohur me fustanin e nusërisë, që qëndron e vetmuar në orët e hershme të mëngjesit.

Askush nuk ndodhet pranë nuses misterioze, me krahët e zbuluar dhe vellon që i shkon nëpër dysheme.

Kjo pamje trishtuese ka ngjallur shqetësime në rrjetin social Reddit, ku janë lënë shumë komente.

“Kush është kjo grua që po rri e vetmuar. Na ndihmoni ta identifikojmë”, është shënimi që e shoqëron imazhin. “A është mirë, çfarë i ka ndodhur?” si dhe “vetëm një femër me fustan të bardhë, pas një nate me shumë pije”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti reagim. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat