Jetë pas vdekjes? Shpirti del nga trupi pak sekonda pas aksidentit

Ndryshe

Jetë pas vdekjes? Shpirti del nga trupi pak sekonda pas aksidentit

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 16:37
Pamje nga video

A ka jetë pas vdekjes? Sipas kësaj videoje, ajo nis pak sekonda pasi njeriu ndërron jetë. Personazhi i videos është një person që udhëton si pasagjer me motoçikletë dhe goditet nga një makinë. Përplasja është fatale dhe pasagjeri vdes në vend. Por ajo që shfaqet menjëherë pas kësaj është një hije që shumë e kanë konsideruar si shpirti i viktimës.

Drejtuesi i motoçikletës hidhet disa metra më tutje, por shpëton me disa plagë.

Ndërsa disa drejtues mjetesh afrohen për të dhënë ndihmën e parë, një hije e zezë shfaqet në këmbë pranë vendit të aksidentit.

Videoja është marrë nga kamerat e rrugës në Phibun Songkram Camp në Lopburi, Tajlandë.

Pak pas aksidentit, viktima u identifikua si një vajzë me emrin Manee, ndërsa i plagosuri një djalë me emrin Banjongrat.

Videoja është bërë virale në pak kohë, por disa komentues hedhin dyshimin se mund të mos jetë autentike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat