Elefanti zhytet në lumë për të shpëtuar trainerin

Ndryshe

Elefanti zhytet në lumë për të shpëtuar trainerin

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 16:27
Pamje nga videoja

Video e pabesueshme tregon momentin e adhurueshëm kur një elefant zhytet në lumë për të shpëtuar trajnerin e tij të preferuar, kur mendoi se ai po mbytej.

Kham Lha “notoi” përmes ujërave të Parkut Kombëtar të Elefantëve në Chiang Mai të Tailandës për t’i ardhur në ndihmë Darrick Thomson, 42 vjeç, me të cilin kishte krijuar një “lidhje të pandashme” që kur ai e shpëtoi krijesën dhe solli në rezervuar vitin e kaluar.

Trajneri nga Ontario, u shtir sikur po mbytej në lumë teksa përplaste duart në ujë e thërriste për ndihmë, për të demonstruar kështu marrëdhënien e tyre të veçantë.Për më shumë shihni videon që do ju ngrohë zemrën:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat