I bën tatuazhe qenit, akuzohet për mizori

Ndryshe

I bën tatuazhe qenit, akuzohet për mizori

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 20:34
Foto

Një burrë është vendosur në qendër të sulmeve online, pasi postoi foto të qenit të tij në Facebook, me tatuazhet që ai i kishte bërë.

Artisti i tatuazheve nga Poços de Caldas në Brazil, njëkohësisht pronari i kafshës shtëpiake, mund të akuzohet për mizori ndaj kafshëve.

Avokatja Fernanda Soares ishte e para e cila vuri re imazhet në rrjetin social dhe tërhoqi më pas vëmendjen e të gjithëve.

Pasi kuptoi se mund të kthehej në shënjestrën e një fushate online, burri i identifikuar si Emerson Damasceno, fshiu fotot dhe pohoi se pesë tatuazhet në gojën, veshët dhe sytë e qenit bull terrier e mbronin krijesën nga kanceri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat