Nuk do ta besoni sa vjeçe është kjo 'vajzë'!

Ndryshe

Nuk do ta besoni sa vjeçe është kjo 'vajzë'!

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 16:27
Pamela Jay

Me lëkurë të shndritshme, flokë të trashë dhe pa rrudha në horizont është e vështirë të besosh se kjo grua i ka kaluar të 50-tat.

Pamela Jay është në fakt 54 vjeç, por fytyra dhe trupi i saj e bëjnë të duket si një vajzë e re, aq sa shpesh e ngatërrojnë për të dashurën e djalit të saj.

Jay nga Yorshire është e lumtur të rrëfejë sekretet e bukurisë së saj: yoga e përditshme, dietë e shëndetshme dhe vaskë me vaj kokosi çdo ditë për shkëlqimin e saj rinor.

“Njerëzit shpesh mendojnë se unë shtirem kur u tregoj moshën time. Ndonjëherë janë aq të tronditur sa më duhet të nxjerr ID për t’u vërtetuar moshën. Ndonjëherë edhe unë shoh veten në pasqyrë dhe nuk mund ta besoj që jam 54 vjeçe,” ka thënë ajo, shkruan Daily Mail.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat