Spanjollja lind fëmijë në moshën 62 vjeçare

Ndryshe

Spanjollja lind fëmijë në moshën 62 vjeçare

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:37
Lina Alvares

Një mjeke nga Spanja e quajtur, Lina Alvares, ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme në moshën 62 vjeçare.

Ajo me këtë rast i ka dërguar edhe një mesazh inkurajimi të gjitha moshatarave që ta ndjekin shembullin e saj, nëse duan që të lindin fëmijë.

Ky është fëmija i saj i tretë dhe Alvares thotë se ndihet mirë.

62 vjeçarja ka përdorur metodën e mbarësimit artificial për të mbetur shtatzënë.

Ndërkaq, vajza ka lindur me prerje  cezariane dhe peshë 2.4 kilogram më 10 tetor në një spital në qytetin  Lugo, raporton Associated Press.

Fëmija i parë i Alvares, e cila tani ka 27 vjet, ka lindur me paralizë cerebrale, ndërsa fëmija i dytë i saj tani është 10 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat