Nëna i fliste keq fëmijës për babain, por përballet me këtë dënim në gjykatë

Ndryshe

Nëna i fliste keq fëmijës për babain, por përballet me këtë dënim në gjykatë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:44
Ilustrim

Gjykata Civile e Romës i ka vendosur një gjobë prej 30 mijë eurosh, një nëne të divorcuar pasi ajo i fliste keq fëmijës për ish burrin ose babain e tij.

Sipas gjykatësve, një sjellje e tillë ndikon në rritjen e ekuilibruar të fëmijës, duke i rikujtuar gruas rolin e saj prindëror.

Përveç dënimit financiar, gjykatësit e kanë paralajmëruar nënën në fjalë mbi sjelljen e saj, pasi në të kundërt gjykata do të rishikojnë vendimin për kujdestarinë e fëmijës.

Sipas ekspertëve, ky është një vendim historik pasi ka për qëllim të shërbejë si model për rastet e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat