Duket e pabesueshme, por kjo grua është alergjike ndaj ujit

Ndryshe

Duket e pabesueshme, por kjo grua është alergjike ndaj ujit

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 08:26
Ilustrim

Rachel Warwick është gruaja e cila është alergjike ndaj ujit.

Për të, banjot e nxehta dhe plazhi, janë të pamundura të realizohen. “Këto gjëra janë ferr për mua”, thotë ajo.

Çdo kontakt me ujin, i jep dhembje që mund të zgjasë me orë të tëra. “Ndihem sikur kam vrapuar në një maratonë.  Ndihem shumë e lodhur dhe patjetër më duhet të pushoj”, thotë ajo, “është e tmerrshme, por nëse qaj, fytyra ime fryhet.”

Është e çuditshme vetëm ta mendoni se si Rachel ka arritur të jetojë, raporton BBc në një artikull të publikuar së fundmi. Duke kujtuar se uji është nevoja më bazike që duhet ta plotësojmë, aq sa moto e NASA’s për gjuetinë ndaj alienëve ishte “ndiqe ujin”. Së paku 60% e trupit të njeriut është ujë.

Por, ta shohim këtë rast me një këndvështrim tjetër.

Për fillim, uji në trupin tonë nuk paraqet ndonjë problem.

“Kur takoj njerëzit që ndihen konfuzë dhe më bëjnë vazhdimisht pyetje,  ‘Si ha? Çfarë pi? Si pastrohesh?’ mua më duhet t’i thith të gjitha dhe të merrem me ‘to”, thotë Rachel.

Për t’u përshtatur me ambientin, nuk është problem. Në dimër, kur bie shi apo bore për shembull, ajo nuk mund të dalë nga shtëpia.

Për aktivitetet e përditshme, si pastrimi, burri i Rachel, i cili është edhe kujdestari I saj, i ndihmon. Ajo pastrohet një herë në javë. Për të minimizuar djersën, ajo tërhiqet nga ushtrimet. Ajo pi shumë qumësht, pasi që reagimi nuk është i keq sikurse uji. Askush nuk e di pse mund të ndodhë kjo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat