Del para drejtësisë sepse lëshoi gazra para fytyrës së një djaloshi

Ndryshe

Del para drejtësisë sepse lëshoi gazra para fytyrës së një djaloshi

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 15:54
Ilustrim

Gary McKenzie nga Britania e Madhe, është duke u gjykuar sepse ka lëshuar gazra në fytyrën e një djaloshi, e ka qëlluar me grusht, si dhe e ka kapur për fyti një fëmijë tjetër.

Të gjitha këto i ka pranuar 22-vjeçari, por thotë se ka qenë duke luajtur.

Mirëpo, gjykatësi nuk e ka konsideruar lojë, meqenëse ai ka përdorur dhunë, si dhe e ka prishur ajrin para hundëve të një fëmije, pasi kishte pirë dhjetë shishe birrë.

“Unë isha duke u ngjitur shkallëve, kur më shpëtoi një dhe fytyra e djaloshit ishte afër” ka thënë McKenzie.

Në anën tjetër, viktima që mbetet i paemëruar, ka thënë të kundërtën. “Ai mu afrua dhe e kreu këtë veprim qëllimisht, pasi që më qëlloi me grusht dhe e kapi shokun tim për fyti.”

Procesi gjyqësor për këtë rast bizar është ende duke vazhduar dhe pritet që të merret një vendim së shpejti. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat