Njihuni me 92 vjeçarin që ka 86 gra

Ndryshe

Njihuni me 92 vjeçarin që ka 86 gra

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 17:34
Mohammed Bello Akubakar

Mohammed Bello Akubakar, është një njeri shumë i zënë.

Tani në moshë 92 vjeçare, ai akuzohet nga klerikët se ka thyer rregullat religjioze duke u martuar me dhjetëra gra.

Maksimumi i grave që duhet të ketë Mohammed, kanë thënë klerikët, është katër, ndërsa në vitin 2008, ai është urdhëruar nga gjykata nigeriane që të divorcohet nga 82 prej 86 grave të tij.

Mirëpo Bello e sheh situatën e tij martesore si hyjnore.

Image

“Do të martohem edhe me më shumë gra. Do të martohem aq sa të jem gjallë. Nëse do të varej nga unë, do të martohesha maksimumi me dy gra, mirëpo kjo që po e bëj unë është hyjnore”, ka thënë Abubakar, shkruan Daily Mail.

Ai ka thënë se është martuar me 107 gra gjithsejtë, dhe 10-të nga martesat e tyre kanë përfunduar në divorc.

Burri i shumë grave, ka thënë se s’do të martohej me shumë gra nëse allahu s’do t’i kishte thënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat