Ishte si pjesëtare e familjes, por ja çfarë bënte kujdestarja e të moshuarës

Ndryshe

Ishte si pjesëtare e familjes, por ja çfarë bënte kujdestarja e të moshuarës

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:11
Pamje nga video

Një kujdestare e pashpirt është kapur nga kamera teksa i vidhte një të moshuare paratë. Kamera e fshehtë e vendosur nga e bija e 84-vjeçares, filmoi momentin kur Donna White, 48 vjeçe, mori të hollat nga një çantë e të moshuarës.

Për Bramall kujdesej prej 3 vitesh 48-vjeçarja së bashku me të motrën. Shpeshherë e moshuara për t’i falënderuar për ndihmën, i merrte me pushime, përveç pagës mujore.

“Daily Mail” shkruan se brenda 4 muajve, ajo ka vjedhur të moshuarën rreth 64 herë. Si pasojë White ka marrë në total 3 600 paund.  Për këtë arsye, ajo është dënuar me 10 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat