Eurostat: Në cilat vendet të rinjtë kanë kushte më të këqija banimi?

Ndryshe

Eurostat: Në cilat vendet të rinjtë kanë kushte më të këqija banimi?

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 17:01
Ilustrim

Më së keqi jetojnë bullgarët, rumunët, hungarezët dhe polakët

Më shumë se gjysma e bullgarëve të rinj, rreth 58% në kufirin e moshës prej 15 deri 29 vjet, jetojnë në kushte të këqija të banimit dhe të mbipopullimit, duke paguar një çmim të shtrenjtë për strehim, në bazë të analizës së Eurostatit për cilësinë e strehimit në 28 vendet e BE-së.
Po ashtu edhe në Rumani, ku 69% e rumunëve të rinj nga 15 deri në 29 vjet jetojnë në shtëpi të mbipopulluara.

Në kushtet e mbipopullimit dhe të krizës jetojnë gjithashtu më shumë se gjysma e të rinjve në Hungari, Poloni, Kroaci, Sllovaki dhe Letoni.
Kushtet më të mira të banimit kanë të rinjtë në Belgjikë, Holandë dhe Finlandë, ku mezi 2 deri në 5% të kategorisë së moshës 15 deri 29 vjet ka pasur ndonjë problem strehimi.
Analiza e Eurostat-it tha se në BE ka rreth 90 milionë të rinj të moshës 15 deri 29 vjeç, ose 17,7% e popullsisë së 28 vendeve të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat