Shkon për të vendos vetullat, nxjerr sytë

Ndryshe

Shkon për të vendos vetullat, nxjerr sytë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 21:30
Polly Smith

Donte të bëhej një femër seksi me vetulla të trasha, por ajo që i ndodhi do t’i mbetet gjatë në kujtesë. Polly Smith, 19 vjeçe, ka kërkuar vetulla më të trasha, kështu që ajo pagoi 54 dollarë në një sallon dhe përveçse i bëri të trasha vetullat e saj, i dha edhe ngjyrën që dëshironte.

Por, disa orë më vonë lëkura dhe vetullat e saj u kthyen në ngjyrë të kuqe dhe kur u ngrit në mëngjes ajo u frikësua, pasi sytë e saj ishin ënjtur në një mënyrë të tillë saqë ajo s’mund të shikonte asgjë.

“Ishte e tmerrshme, një ditë unë do të jem në rregull dhe do të qeshë në lidhje me këtë, por kur të kujtoj këto momente do të shpërthej në lot”, ka thënë ajo.

Mjekët e diagnostikuan atë me alergji të rëndë dhe thanë se kjo shenjë mund t’i mbetet për gjithë jetën, ndaj dhe do e ketë të vështirë që ta harroj si ngjarje.

Pas kësaj historie, të gjitha vajzat që dëshirojnë të ndryshojnë vetullat e tyre, bëjnë mirë të mendohen nëse nuk duan të përfundojnë si kjo 19-vjeçare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat