Ankoheni për punë? Nuk do ta besoni sa vetë kanë aplikuar për një vend pune në Kinë

Ndryshe

Ankoheni për punë? Nuk do ta besoni sa vetë kanë aplikuar për një vend pune në Kinë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 21:30
Kinë

Në Shqipëri dhe Kosovë punësimi është një problem, kjo tashmë dihet.

Por në Kinë duket se konkurrenca për një vend pune është tmerrësisht e madhe.

Partia politike në pushtet kishte njoftuar se kërkonte një recepsionist.

Pas aplikimeve online, u zgjodhën plotë 9 mijë e 837 persona për intervistë.

Punëdhënësi thotë se do të ketë edhe një provim të dytë në 27 nëntor.

Për atë provim tashmë janë regjistruar 1,3 milionë kandidatë.

Arsyeja përse në Kinë preferojnë punën në shtet, është siguria në punë dhe korrektësia në pagesa dhe sigurime shoqërore, pak a shumë si në vendet tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat