NASA: Mesazhet nga yjet i dërgojnë alienët

Ndryshe

NASA: Mesazhet nga yjet i dërgojnë alienët

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 08:28
Ilustrim

Shkencëtarët kanë dëgjuar mesazhe të pazakonta nga thellësia e hapësirës dhe mendojnë se vijnë nga alienët. Një analizë e re e këtyre moduleve të çuditshme në një grup yjesh duket se tregon se mund të vijë nga një inteligjencë jashtëtokësore e cila po përpiqet të na paralajmërojë për ekzistencën e tyre.

Studimi i ri raporton gjetjen e moduleve të veçanta në 234 nga 2.5 milionë yje që janë vëzhguar gjatë një kontrollimi të qiellit. Aty u gjet se një fraksion i vogël dukej se po sillej çuditshëm. Nuk ka akoma asnjë shpjegim se ç’po ndodh, duke i lënë shkencëtarët të mendojnë se mesazhet vijnë nga alienët.

Dy shkencëtarë nga universiteti i Laval në Kebek nga dinamika solare e NASA-s thanë për The Independent se “Sinjalet kanë formën e një inteligjence të jashtme dhe të gjithë e kanë pranuar këtë hipotezë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat