Saturni ndryshon ngjyrë, habitet NASA

Ndryshe

Saturni ndryshon ngjyrë, habitet NASA

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 12:42
Saturni

Një pjesë e madhe e Saturnit po ndryshon me shpejtësi ngjyrën dhe ky fenomen ka lënë pa fjalë edhe vetë NASA-n, që për momentin nuk është në gjendje që ta shpjegojë atë.

Ndryshimi i ngjyrës ka ndodhur në polin verior të planetit. Shkencëtarët kanë krahasuar imazhet e shkrepura në nëntor të 2012 nga ky skaj i planetit me ato të regjistruara në shtator të këtij viti.

Imazhet dallojnë qartë; në nëntor të 2012, Saturni, ose më saktë, poli verior i tij kishin një ngjyrë më të kaltër. Por sot kjo ngjyrë është zhdukur thuajse krejtësisht dhe është zëvendësuar nga një ngjyrë e verdhë e zbehtë. 

Që të dyja imazhet janë kapur nga sonda Cassini, që po vëzhgon këtë planet që prej vitit 2004 dhe megjithëse ka 12 vjet që e vëzhgon atë, sërish Saturni mbetet një ndër planetet më misteriozë të sistemit tonë diellor dhe këtë e tregon edhe me rastin në fjalë. 

Gjithsesi, shkencëtarët e NASA-s hipotetizojnë se ky ndryshim mund të jetë shkaktuar nga ndryshimi i stinave në këtë planet, në të cilin më parë është filmuar nga Cassini një superuragan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat