23-vjeçares i derdhet çaji në prehër, publikon pamjet e rënda pas 20 minutash dush

Ndryshe

23-vjeçares i derdhet çaji në prehër, publikon pamjet e rënda pas 20 minutash dush

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 23:19
Melissa Postello

Një 23-vjeçare është përballur me një situatë të rëndë pas një udhëtimi me një djalë që i kushtoi rëndë. Teksa ishte brenda një automjeti, pas një kthese të madhe të makinës filxhani derdhet dhe gjithçka i derdhet në prehër duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë.

Melissa Postello, 23 vjeçe u transportua në spital pasi kishte marrë djegie të rënda. Fillimisht ajo bëri menjëherë një dush të ftohtë, por dhimbjet nuk iu larguan, ndaj dhe shkoi në spital.

Melissa, i cila ishte e veshur me triko dhe pantallona të shkurtra në ato momente, thotë se ishte ulur në vendin e pasagjerit dhe në momentin që shoferi mori kthesën filxhani iu derdh në prehër dhe këmbët e saj "morën" zjarr.

Ajo ka postuar fotot e rënda për të ndërgjegjësuar njerëzit për pasojat e mëdha që kanë pijet e nxehta në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat