E rrallë/ Ja ylberi pa ngjyra në Skoci

Ndryshe

E rrallë/ Ja ylberi pa ngjyra në Skoci

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 00:50
Ylberi

Sa herë që dëgjojmë fjalën ylber menjëherë në mendjen tonë na shfaqen një larmishmëri ngjyrash, aq sa gjithsecili prej nesh nuk do ta kishte besuar kurrë se ylberi mund të jetë dhe vetëm bardhezi, por të mos kishte qenë për këtë foto.

Fotografi Melvin Nicholson ka arritur që të kapë me aparatin e tij një imazh vërtetë mbresëlënës, bëhet fjalë pikërisht për ylberin pa ngjyra. Ky ylber i rrallë është fotografuar në Rannoch Moor të Skocisë.

Sipas ekspertëve ky fenomen nuk është dhe aq i rastësishëm, pasi ylberët e bardhe janë njëlloj si ata të rregulltit, vetëm se ylberi pa ngjyra shfaqet kur ka mjegull ndërsa ata me ngjyra kur ka shi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat