Puthja e fundit/ Fotoja prekëse e nënës me vajzën pak para se organet e saj të dhuroheshin

Ndryshe

Puthja e fundit/ Fotoja prekëse e nënës me vajzën pak para se organet e saj të dhuroheshin

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 10:51
Nëna me vajzën pak para se organet e saj të dhuroheshin

Një nënë e cila humbi vajzën e saj më të madhe pas një aksidenti me ski, ka postuar një foto të saj, pak para se ajo të dërgohej në kirurgji ku do t’i hiqeshin organet.

Suzanne Harris vendosi të dhuronte organet e së bijës Kayleigh, vetëm pak orë pas vdekjes, duke shpëtuar 3 jetë të tjera. Kayleigh, 23 vjeç vdiq më 1 prill të këtij viti për shkak të plagëve të marra gjatë përplasjes me një skiator, në alpet franceze.

Nëna e saj Suzanne, 45 vjeçe e tronditur nga vdekja e vajzës, e dinte se ajo do të donte t’i dhuronte organet e saj dhe kështu veproi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat