Shfaqja me flakë nuk shkon si duhet, ndizet zjarr tavani i klubit të natës

Ndryshe

Shfaqja me flakë nuk shkon si duhet, ndizet zjarr tavani i klubit të natës

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 16:09
Pamje nga video

Në një klub të natës në Lvov të Ukrainës, përformuesi që nxjerrë flakë nga goja e ka ndezur tavanin e lokalit.

Si pasojë e zjarrit, objekti është djegur tërësisht dhe është rrënuar.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë afro 250 persona, të cilët kanë nxituar të dalin jashtë, por ka pasur të tillë që kanë qëndruar brenda për të bërë ‘selfie’.

Për shkak të djegieve të lehta dhe bllokimit nga tymi, janë dërguar në spital 22 njerëz, të cilët janë lëshuar pas kontrollit.

Megjithëse pa pasoja në njerëz, dëmet materiale janë shumë të mëdha, sepse objekti është dëmtuar i tëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat