Gjejnë një delfin në breg, shokohen nga ajo që zbulojnë më pas

Ndryshe

Gjejnë një delfin në breg, shokohen nga ajo që zbulojnë më pas

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 10:53
Delfini i gjetur në breg

Veterinerët e Sea World kanë lëshuar një delfin në Gjirin e Artë, disa ditë pasi i kishin hequr një grep të ngecur në gojë. Delfini hundë-shishe kishte dalë në bregun e Main Beach ditën e shtunë.

Sea World u kujdes që me anë të një operacioni t’ia hiqnin me kujdes grepin e ngecur në gojë për ta lëshuar më pas sërish në ujë.

Delfini u lëshua në det ditën e martë në mëngjes dhe veterinerët janë të bindur se do i bashkohet grupit të delfinëve të tjerë para se të lindë.

Kryetari i veterinerëve Trevor Long tha se me shumë shanse delfini po përpiqej të vidhte ushqimin nga grepi kur kishte ngecur më pas në të.

Ai shtoi se pas operacionit delfini u fut në një zonë të rrethuar ku mund të rikuperohej e të fitonte fuqinë sepse kjo ishte një gjë pozitive për të dhe për të voglin në barkun e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat