Shqetësuese: Nxënësve u shërbehet qumështi i prishur!

Ndryshe

Shqetësuese: Nxënësve u shërbehet qumështi i prishur!

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:34
Pamje nga video

Një nxënës nga Shtetet e Bashkuara, e ka filmuar momentin kur e ka zbrazur qumështin që ishte trashur dhe lëvizte ngadalë.

Ai është rrëqethur nga pija e ambalazhuar, që i është shërbyer në mensën e shkollës.

Çuditërisht, në paketim shkruan se ende ka afat, por qumështi me kakao nuk ishte në gjendje normale.

Videoja e postuar në Reddit, për dy ditë është parë afro tre milionë herë.

“Kjo ndodh kur qumështi që ka qenë në frigorifer, është nxjerr dhe ka qëndruar për një kohë në vend të hapur”, kanë deklaruar prodhuesit, duke hequr fajin nga ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat