Mumia 2100-vjeçare ende “jeton”

Ndryshe

Mumia 2100-vjeçare ende “jeton”

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 10:26
Mumia 2100-vjeçare

E pabesueshme, por mumia 2100 vjeçare ka lëkurë të butë, të gjitha flokët e qerpikët e saj dhe krahët e këmbët ende mund të përthyhen.

Zonja Dai konsiderohet si mumia e ruajtur më e mirë që është zbuluar deri më tani. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se trupi i përket Xin Zhui, e cila ishte gruaja e Markezit të Dai, që jetoi gjatë dinastisë Han.

Kur ajo ka ndërruar jetë, ka qenë mbi peshë dhe besohet se vuante nga presioni i madh i gjakut, diabeti dhe dëmtime të rënda në zemër. Mendohet se Xin Zhui ka vdekur më tepër se 2000 vite më parë,

Thuhet se varri i saj është zbuluar brenda një kodre në Hunan të Kinës, kur disa punëtorë po përpiqeshin të gjenin një bunker të braktisur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat