Silikoni vret edhe gjarpërin…

Ndryshe

Silikoni vret edhe gjarpërin…

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 14:00
Ilustrim

Ndërhyrjet kirurgjikale padyshim janë kthyer në trend vitet e fundit, duke bërë që shumë femra t’i drejtohen silikonit për të zmadhuar pjesë të ndryshme të trupit.

Ky është edhe rasti i kësaj modeleje, e cila për fatin e saj të “mirë”, u kafshua në gjoksin me silikon nga një gjarpër.

Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për zvarranikun, i cili ngordhi për shkak të helmimit nga silikoni.

Në videon më lart shfaqet modelja izraelite Orit Fox. Ajo po xhironte një reklamë me gjarpërin në duar, kur ky i fundit e sulmoi.

Situata u përshkallëzua kur modelja tentoi të lëpinte gjarpërin dhe siç duket nuk i fundit nuk ishte aspak dakord, pasi vetëm disa momente më vonë ai e sulmon.

Fox mësohet se pasi bëri tetanozin nuk pati probleme, por zvarraniku nuk mundi të mbijetonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat