Njihuni me të parin Babagjysh me ngjyrë

Ndryshe

Njihuni me të parin Babagjysh me ngjyrë

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 17:55
Babagjyshi me ngjyrë

Për herë të parë në 24 vjet në traditën e “Mall of America” në Minneapolis, në gjunjë për të fëmijët e qytetit dhe për të dëgjuar dëshirat e tyre do të ulet një Babagjysh me ngjyrë. Ai është i pari afro-amerikan që do të mbajë veshur pallton e kuqe dhe mjekrën e bardhë.

Larry Jefferson, vjen nga Texas për të punuar në Minessota, në një nga shtetet më problematike sa i përket tensionit të lartë racor.

Larry Jefferson, një veteran i ushtrisë i dalë në pension do të jetë në një nga qendrat më të mëdha tregtare të SHBA-së, e cila ka më shumëse 500 dyqane në Bllomington, një periferi e zonës metropolitane të Minneapolis.

“Ne duam që babagjyshi të jetë për të gjithë. Ishte sikur të gjeje një gjilpërë në kashtë, por Larry do të konsiderohet babagjyshi i të gjithëve,” ka thënë Mandon Luther, një nga organizatorët e Krishtlindjeve.

“Asnjë fëmije nuk i intereson ngjyra e Babagjyshit. Të vegjlit shikojnë vetëm kostumin e kuq dhe karamelet. Unë sjell shpresë, paqe dhe dashuri për të gjithë djemtë dhe vajzat,” është shprehur Babagjyshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat