Historia e pabesueshme e këtij njeriu, është babai i 1300 fëmijëve

Ndryshe

Historia e pabesueshme e këtij njeriu, është babai i 1300 fëmijëve

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 19:56
Ilustrim

Ish-postieri i paemëruar nga Tennesse i Shteteve të Bashkuara, është i ati i mbi 1300 fëmijëve të lindur nga lidhje jashtëmartesore.

Pensionisti 87-vjeçar, ka lënë shtatzënë shumë gra kur ishte i ri dhe çonte dërgesa në shtëpitë e tyre. Pas një periudhe 15-vjeçare hetimesh, provat dhe testet e ADN-së kanë treguar se ai është babai i shumë e shumë fëmijëve që jetojnë në zonën ku ai ka punuar.

“Kontracepsionet nuk kanë qenë të popullarizuara në atë kohë, ndërsa unë isha i pashëm dhe mjaftë tërheqës”, ka thënë ai për mediet. “E imitoja të famshmin Johnny Cash, madje shumë femra mendonin se unë jam vet ai. Vitet e ’60-ta ishin të mrekullueshme e unë e shfrytëzoja rastin. Po kush jam unë që t’i them jo një akti të shpejtë.”

E VËRTETA: Hetuesi privat, Sid Roy, kurrë nuk kishte menduar se një angazhim i thjeshtë do të zgjaste 15 vite të plota deri në zbulimin e pazakontë.

“E tëra filloi në vitin 2001, kur dy meshkuj që nuk kanë të bëjnë me njëri-tjetrin, më kërkuan që t’jua gjejë babanë biologjik. Mbeta i befasuar, sepse të gjitha të gjeturat më dërgonin në drejtimin e njëjtë. Aty nisi misteri. Çdo herë e më shumë faktet bëheshin më të qarta. Sa herë që kisha kohë të lirë, gjurmoja për të gjetur dëshmi dhe trashëgimtarë të rinj nga i njëjti njeri. Mbi të gjitha, testi i ADN-së u bë i lirë dhe shumë i lehtë për t’u përdorur, duke më mundësuar që të punoja pa problem”, ka thënë detektivi Roy.

ENDE PA PROCES GJYQËSOR: Hetuesi privat ka thënë se fëmijët nuk duan ta padisin apo të kërkojnë ndonjë proces gjyqësor ndaj të moshuarit, pra babait!

 “Shumicës prej tyre u intereson veç e vërteta, ndaj nuk duan që ky informacion të procedohet në baza gjyqësore. Realiteti i krijuar mund të dëmtojë marrëdhëniet e qindra familjeve dhe ky nuk është interesi për të cilin u bë hetimi. Madje, ata as që kanë mëri ndaj tij, vetëm se duan të dinë se ku përkasin dhe të zbulojnë se pse dallojnë nga familjarët tjerët”, është shprehur Roy.

EPILOGU: Megjithëse testi ADN-së dhe dëshmitë tjera tregojnë se ish-postieri është baba i 1,300 fëmijëve, besohet se ai ka edhe shumë më shumë të tjerë. Këtë nuk e mohon as Sid Roy.

“Janë tepër shumë”, ka thënë ai pa pranuar të flasë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat