Fillojnë çudirat e pemës së Krishtlindjeve, me kanaçe birre për një qëllim të madh

Ndryshe

Fillojnë çudirat e pemës së Krishtlindjeve, me kanaçe birre për një qëllim të madh

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:18
Ideatori Wes Boyd

Çudirat e pemëve të Krishtlindjeve kanë filluar. Si çdo vit, shumë njerëz synojnë të bëjnë diçka ndryshe nga të tjerët, por kur qëllimi është kaq i mirë sa ai i Wes Boyd, vlera është e jashtëzakonshme.

Është ndërtuar nga 2536 kanaçe birre, me një gjatë 4.4 metër dhe gjerësi 2 metër. Por më e mira e kësaj peme Krishtlindjesh është sepse është krijuar nga një adhurues birre.

Ideatori Wes Boyd, këtë muaj festiv nuk donte të tregonte vetëm dashurinë që ka për birrën, por edhe për nënën dhe gjyshen e tij, të cilat janë ndarë nga jeta për shkak të sëmundjes së alzhaimerit.

Baba i katër femijëve, pasi mbaroi ndërtimin e pemës, tha për mediat se me të donte t’i bënte njerëzit të lumtur, por sidomos qëllim kishte për të ndërgjegjësuar të gjithë njerëzit që vuajnë nga alzhaimeri.

Boyd ka deklaruar se bredhin do ta nxjerrë në ankand dhe paratë e mbledhura do t’ia dhurojë për bamirësi organizatës për mbrojtjen e të sëmurëve me alzhaimer.

Në 14 muajt e fundit, ai i ka pirë së bashku me miqtë 2536 kanaçe birre për të ndërtuar më pas bredhin 4.4 metër të gjatë. Në majë të tij ka vendosur edhe një engjëll mbrojtës, i punuar po nga i njëjti material.

“Nëna dhe gjyshja më kanë vdekur nga kjo sëmundje dhe mendova të bëja di?ka më shumë për të gjithë ata që vuajnë nga të njëjtat probleme”, – ka thënë Boynd.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat