Kjo banesë ka vetëm 8 metra katrorë, por ofron gjithçka që nevojitet për të jetuar!

Ndryshe

Kjo banesë ka vetëm 8 metra katrorë, por ofron gjithçka që nevojitet për të jetuar!

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 15:47
Pamje nga video

Shumica prej nesh, ndoshta edhe pse jetojmë në shtëpi dhe hapësira të mëdha banimi, shpeshherë na ndodhë që themi “sikur ta kisha edhe pak hapësirë”.

Dhe për këtë, nëse e shohim këtë video mund të bindemi se nuk është mungesa e hapësirës – është mungesa e kreativitetit për të shfrytëzuar çdo hapësirë në mënyrën maksimale.

Bëhet fjalë për një video ku shfaqet një hapësirë banimi që thuhet të jetë në Paris – e cila ka vetëm 8 metra katrorë.

Në një video e cila këto ditë është duke “ri-shijuar” popullaritetin, pronarja ka gjetur se si një dollap mund të bëhet një dhomë gjumi, dhe jo vetëm.

Thënë shkurt, çdo centimetër hapësirë është shfrytëzuar për të vendosur libra, shfrytëzuar për krevat, bufe, tavolinë ngrënie, një aneks kuzhine, ngrohës uji dhe një banjë e cila është e fshehur mençurish prapa derës që s’bie në sy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat