Arrestohet 86 vjeçarja, hajdutja legjendare e xhevahireve

Ndryshe

Arrestohet 86 vjeçarja, hajdutja legjendare e xhevahireve

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 10:04
Hajdutja legjendare e xhevahireve në botë, Doris ‘diamond” Payne

Hajdutja legjendare e xhevahireve në botë, Doris ‘diamond” Payne është arrestuar sërish në moshën 86 vjeçare pas është kapur duke vjedhur një gjerdan me vlerë 2 mijë dollarë në një dyqan në Atlanta.

86 vjeçara e njohur për rekordet e shumta kriminale gjatë 6 dekadave kur udhëtonte anembanë botës për të vjedhur bizhuteri miliona dollarëshe, ishte betuar se kishte hequr dorë nga krimet një dekadë më parë. Por mesa duket zakoni i vjetër është vështirë të largohet.

Ajo u arrestua këtë të martë në një dyqan jashtë Atlantas, pasi kishte futur në xhepin mbrapa një gjerdan me vlerë 2.1995 mijë dollarë.

Payne  e ka nisur karrierën e saj si hajdute në vitin 1952, dhe që atëherë ajo ka vjedhur qindra mijëra dollarë bizhuteri, mes të cilave një unazë diamanti 10 karat, me vlerë 500 mijë dollarë, në Monte Carlo, 1970.

Ajo është arrestuar disa herë, si psh 2 herë në vitin 1965, 1970, 2009, 2013, 2015.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat