Në Sidnei të Australisë, një kloun është bërë i dhunshëm ndaj vogëlushes që ia kishte zënë skajin e rrugës, ku ai përformonte dhe kërkonte lëmoshë.
Burri me veshjen shumëngjyrëshe e ka sulmuar vajzën e cila qëndronte ulur dhe nuk lëvizte, derisa mbante përpara violinçelon.
Kalimtarët e rastit e kanë ndaluar, duke i kërkuar të largohet dhe e kanë quajtur edhe më fjalë të ndyta.
“U kuptua ajo që dihej gjithmonë, klounët vërtetë janë të çmendur” është një koment për këtë rast.