Qeni i shpëton për herë të dytë jetën fëmijës me Sindromën Doën

Ndryshe

Qeni i shpëton për herë të dytë jetën fëmijës me Sindromën Doën

Më: 7 janar 2017 Në ora: 07:43
5-vjeçari Riley Gedge-Duffy

5-vjeçari Riley Gedge-Duffy, i cili vuan nga sindroma down ishte mbyllur në një makinë tharëse rrobash dhe pësoi djegie në krahë, shpinë dhe kokë pasi makina tharëse nisi të punojë automatikisht, me djalin brenda.

“Ai ishte futur në makinën tharëse dhe kur kishte mbyllur derën, makina kishte filluar të punojë automatikisht,” tregon babai i djalit, Aaron Duffy.

Nëna e tij kishte kuptuar se diçka nuk shkonte kur qeni i tyre, Teddy, kishte filluar të lehë dhe të tërheqë gruan për krahu.
“Bashkëshortja ishte në katin sipër duke nderë rrobat, djali tjetër ishte duke parë televizor dhe qeni e njoftoi bashkëshorten se po ndodhte diçka e pazakontë”, tregon z. Duffy.

“Ata shkuan poshtë dhe qeni filloi të rrotullohej rreth makinës tharëse”.

Nëse qeni nuk do ta njoftonte nënën në kohë, pasojat mund të kishin qenë fatale.

Aaron tregon se është hera e dytë që qeni u shpëton jetën. Vetëm para disa muajsh ai i kishte lajmëruar se kishte marrë flakë karikuesi i iPhone-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat