Çifti holandez me foshnjën e adoptuar kineze shkon në Kinë për të falënderuar

Ndryshe

Çifti holandez me foshnjën e adoptuar kineze shkon në Kinë për të falënderuar

Më: 10 janar 2017 Në ora: 15:40
Vogëlushja e adoptuar me burrin që e gjeti në bar

Një çift holandez me vajzën e adoptuar kineze ka shkuar përsëri në Kinë, këtë radhë për të falënderuar njerëzit që 6 vjet më parë e shpëtuan atë, kur ajo ishte braktisur. Kështu njofton Ningbo Daily.

Yo Yongduo, një burrë 68 vjeç nga një fshat në qytetin Ningbo, province Zhejiang, e gjeti fëmijën në bar, pranë një magazine në mars të vitit 2011. Nuk kishte asnjë informacion se e kujt ishte ajo vajzë e vogël, tha Yu.

Yu e dërgoi vogëlushen në një institucion  vendor përkujdesi. Pasi u regjistrua nga Policia, vajza qëndroi në këtë institucion derisa një ditë u adoptua nga çifti holandez.

Çifti holandez e njoftoi shpëtuesin e saj, Yu, nëpërmjet një përkthyesi muajin e kaluar se do të vinte bashkë me vajzën në Kinë për ta falenderuar atë vetë si dhe institucionin e përkujdesit ku kishte qëndruar vajza.

Familja Yu shtroi një banket për vajzën dhe çiftin holandez më 3 janar 2017. Aty ranë dakord të takoheshin me njeri – tjetrin në vitin 2020 kur familja holandeze të vinte sërish në Kinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat