Hakerët mund të vjedhin shenjat e gishtave, nga fotografitë në rrjete sociale

Ndryshe

Hakerët mund të vjedhin shenjat e gishtave, nga fotografitë në rrjete sociale

Më: 11 janar 2017 Në ora: 23:17
Ilustrim

Isao Echizen nga Instituti Nacional i Informatikës në Japoni, ka paralajmëruar se hakerët mund t’i vjedhin me lehtësi shenjat e gishtave nga fotografitë.

Mjafton vetëm ngritja e gishtit tregues, shenja e famshme me dy gishta lartë që nënkupton paqe, apo edhe ngritja e gishtit të madh gjatë pozimit për fotografi, që të kryhet ky sulm kibernetik.

Sipas profesorit dhe njohësit të teknologjisë informative, mjafton vetëm një fotografi e tillë që të vidhen shenjat e gishtave.

Më pas, ato bëhen bashkë me fytyrën e personit në fjalë dhe mund të kryhen blerje, autorizime apo edhe mashtrime tjera shumë të rrezikshme.

Kur bëni ‘selfie’ që gjithsesi duhet të tregoni gishtat, atëherë kujdesuni që të qëndroni afro dy metra larg objektivit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat