I refuzohet pasaporta se nuk pëlqen traditat e vendit

Ndryshe

I refuzohet pasaporta se nuk pëlqen traditat e vendit

Më: 12 janar 2017 Në ora: 16:52
Nancy Holten

Holandezes 42 vjeçare, Nancy Holten, i mohohet për herë të dytë marrja e pasaportës zviceriane, pasi ajo ka bërë publike mos pëlqimin e traditës së varjes së këmbanave tek lopët.

Aktivistja e të drejtave të kafshëve është shprehur se kjo traditë përveçse është shqetësuese për veshët, është edhe një metodë çnjerëzore për kafshët.

“Zhurma që shkaktojnë këmbanat e varura në qafët e lopëve teksa lëvizin nëpër rrugë është e padurueshme. Por ajo ç’ka është edhe më shqetësuese është fakti se ato këmbana peshojnë rreth 5 kilogramë dhe ngushtojë e djegin qafën e kafshëve të gjora”, është shprehur ajo.

Në Zvicër për marrjen e pasaportës merret parasysh edhe mendimi i banorëve të zonës në të cilën banon.

Kërkesa e parë e holandezes për pasaportë ishte në vitin 2015, por u hodh poshtë pasi 144 persona nga 206 bashkëfshatarët e saj votuan që ajo mos ta merrte pasaportën.

“Ne nuk kemi ndërmend t’i japim Holten pasaportën për aq kohë sa ajo bezdiset dhe nuk respekton traditat e vendit tonë”, është shprehur një nga fqinjët e saj.

Nancy Holten është zhvendosur në Zvicër në moshën 8 vjeçare dhe fëmijët e saj kanë pasaportë zviceriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat